Switch-i shumëfishon portat e rrjetit tuaj. Gjeni modele të thjeshta të pamenaxhueshme (5 ose 8 porta Gigabit) për shtëpi, switch-e për rack me 24 porta, dhe switch-e të menaxhueshme (MikroTik, UniFi) kur ju duhen VLAN dhe kontroll i trafikut.
Si ta zgjidhni: Gigabit është standardi sot, 10/100 mjafton vetëm për pajisje të vjetra; numri i portave duhet të përfshijë një rezervë për zgjerim; zgjidhni të menaxhueshëm nëse ndani rrjetin në VLAN (p.sh. mysafirët, kamerat). Nëse ju duhet të furnizoni kamera ose access point-e, shihni PoE switch.
Planifikimi i rrjetit të zyrës: ndërtimi i rrjetit për zyre. Shihni edhe routerët dhe rack kabinetet.