RB5009 është router për rrjete më të mëdha se një shtëpi e vogël: 7 porta Gigabit, një port 2.5G, një port SFP+ për fibër 10G, procesor me 4 bërthama deri në 1.4 GHz dhe 1 GB RAM. Licenca RouterOS e nivelit 5 dhe përshpejtimi harduerik i IPsec e bëjnë të përshtatshëm për VPN dhe shumë përdorues.
Për kë është: zyra, biznese të vogla dhe të mesme, dhe kush ka internet 1 Gbit/s ose më shumë dhe do kontroll të plotë të rrjetit.
Çfarë duhet ditur: nuk ka WiFi. Kombinojeni me një access point dhe, për kamera ose telefona IP, me një PoE switch.
Furnizimi: prizë DC, terminal 2-pin ose PoE (802.3af/at), 24–57 V. Ftohje pasive, pa zhurmë.
Alternativa më e vogël:hAP ax2 kur ju duhet edhe WiFi në të njëjtën pajisje.
Installment options can be changed according to the credit card case like commercial and personal. Installment options are displayed on the list price. You can display installment options by the discount prices on the payment page.