Keni nevojë për vëzhgim aty ku nuk ka as rrymë as internet? Kamerat solare janë zgjidhja.
Si funksionojnë: një panel diellor karikon një bateri të integruar, ndërsa kamera lidhet përmes 4G (kartë SIM) ose WiFi. Nuk kërkohet kabllim.
Ku përdoren: ferma, vreshta, kantiere ndërtimi, shtëpi pushimi, parkingje dhe çdo lokacion i largët.
Çfarë të kontrolloni: kapaciteti i baterisë dhe i panelit (për ditë me re), cilësia e sinjalit në zonë, njohja PIR e lëvizjes (për të kursyer energji) dhe ruajtja (kartë SD ose cloud).
Përparësitë: instalim minutash, pa fatura rryme, e lëvizshme.
Te PRO IT ju ndihmojmë të zgjidhni kamerën solare të duhur sipas lokacionit dhe mbulimit të rrjetit.