NVR-ja (Network Video Recorder) merr videon nga kamerat IP, e ruan në disk dhe ju lejon ta shihni live ose ta kërkoni mbrapsht nga telefoni. Në këtë kategori gjeni NVR Tiandy H.265 me 4, 5, 10, 20 ose 40 kanale, me një ose më shumë disqe, disa me porta PoE (PSE) të integruara dhe disa me funksione AI.
Si ta zgjidhni: numri i kanaleve duhet të jetë së paku sa numri i kamerave (plus një rezervë për zgjerim); disku duhet të jetë i mjaftueshëm për ditët që doni të ruani, dhe kamerat me rezolucion më të lartë konsumojnë më shumë hapësirë. Një NVR me porta PSE ju kursen PoE switch-in e veçantë.
Lexoni si funksionon një NVR dhe sa kushton sistemi i kamerave të sigurisë, ose shihni setet e gatshme me NVR.