Sistemi i kontrollit të qasjes vendos kush mund të hyjë, ku dhe kur, me kartela RFID në vend të çelësave. Këtu gjeni lexues RFID, karta RFID, brava elektrike, butona dalje dhe pajisje të tjera për kontroll qasjeje.
Çfarë ju duhet për një derë: një lexues, një bravë elektrike që i përshtatet llojit të derës, një burim energjie, një buton dalje dhe karta për përdoruesit. Në ambiente me shumë dyer shtohet edhe një kontrollues qendror.
Plotësoni sigurinë me kamera IP dhe sisteme alarmi.